Spikat supersfida Tirana – Egnatia

Futboll

Spikat supersfida Tirana – Egnatia

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Java e dytë e Superiores u mbyll me sfidën Elbasani – Teuta. Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vendasve.

Tashmë ekipet po përgatiten për javën e 3-të të kampionatit. Kjo javë do të zhvillohet në dy ditë, pra të shtunën dhe të dielën.

Një javë mjaft interesante dhe që pritet të ketë surpriza dhe emocione.

Të shtunën në orën 17:00 do të përballet Laçi me Bylisin. Ndërsa 3 orë më vonë, pra në orën 20:00, Skënderbeu – Vllaznia dhe Teuta – Partizani do të luhen paralelisht, duke mbyllur sfidat e së shtunës.

Të dielën do të jenë dy ndeshje të tjera mjaft interesante. Por, ajo që spikat më së shumti është supersfida mes Tiranës dhe Egnatias që do të luhet në orën 17:00. Ndërsa në orën 20:00, Dinamo përballet me Elbasanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat