Ankesë zyrtare në FSHF për gjykimin

Futboll

Ankesë zyrtare në FSHF për gjykimin

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 12:42
Adrian Bardhi

Vetëm dy javë kampionati të luajtura dhe te Dinamo ka një çështje me gjykimin.Gazeta mëson se klubi kryeqytetas, pas ndeshjes me Bylisin, ku humbi 1-0, do të bëjë një ankesë zyrtare në FSHF për padrejtësitë e gjykimit në këto 180 minuta.

Pas humbjes me Egnatian në javën e parë ishte presidenti Adrian Bardhi që ngriti zërin ndaj kryesorit Eldorjan Hamiti për penalltinë e dhënë kundër bluve, si dhe një rast shumë të dyshimtë kartoni të kuq për kundërshtarin.

Në Ballsh, rastet ku blutë pretendojnë se janë dëmtuar nga kryesori Florian Lata, janë më të shumta.

Ata i referohen më së shumti një kartoni të kuq të padhënë për një mbrojtës të Bylisit dhe golit të anuluar të Qardakut për prekje me dorë të topit.

Të bindur se Dinamo është penalizuar në të dyja ndeshjet e këtij kampionati nga “xhaketat e zeza”, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë vendosur që të bëjnë një ankesë zyrtare në FSHF për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat