Shkëndija e Tetovës feston 45-vjetorin e themelimit

Futboll

Shkëndija e Tetovës feston 45-vjetorin e themelimit

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 13:30
Shkëndija

Shqiptarët gëzojnë në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija e Tetovës feston sot 45-vjetorin e themelimit të klubit. Ishte pikërisht 27 gushti i vitit 1979, kur në jetë erdhi një klub historik shqiptarësh në Iliridë.

Nga themelimi e deri më sot, klubi shqiptar ka themeluar 6 trofe deri më tani. Kuqezinjtë e Tetovës janë shpallur 4 herë kampionë të Maqedonisë, teksa 2 herë të tjera kanë fituar Kupën.

“Festojmë së bashku 45 vite”, shkruan Shkëndija në rrjetet sociale.

Një rrugëtim fantastik, ku krah lojtarëve dhe klubit kanë qenë gjithnjë edhe tifogrupi i mirënjohur, Ballistët, të cilët nuk janë ndalur së përkrahuri Shkëndijën dhe së bëri krenarë shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat