Intensifikohet tregu i transferimeve të Napolit. Drejtori Manna është gati të mbyllë goditjet e fundit të seancës verore. Përforcim dysh në mesfushë me ardhjen e Scott McTominay dhe Billy Gilmour, dy përforcime të kërkuara fort nga trajneri i ri Antonio Conte. Sipas asaj që raportohet nga “The Athletic”, është kryer për lojtarin e Manchester United, tashmë me “valixhet në duar”.
Ditët në vijim, mesfushori do të mbërrijë në Napoli për vizitat mjekësore rituale dhe nënshkrimin e kontratës. Enturazhi i McTominay po negocion kushtet e shkëputjes me klubin anglez, përpara se të zbarkojë në hijen e Vezuvit. Marrëveshja mes dy klubeve u arrit për një shumë prej 25 milionë euro (30 milionë me bonuse). Manchester United do të ketë të drejtën e një komisioni për rishitjen e tij të ardhshme.
Negociatat për ardhjen e Billy Gilmour nga Brighton janë drejt përfundimit. Klubi anglez ka vendosur ditët e fundit ta lejojë të largohet lojtarin skocez, i lindur në vitin 2001. Kërkesa është rreth 15 milionë euro, plus 5 milionë bonuse. Napoli nuk dorëzohet, e do lojtarin me çdo kusht dhe marrëveshja është afër.
De Laurentiis është gati të paguajë 18 milionë euro për Gilmour, mungojnë vetëm detajet përfundimtare.
Megjithatë, klubi anglez dëshiron të gjejë fillimisht zëvendësuesin e tij. Ndërkohë, ribashkimi mes Antonio Conte dhe Romelu Lukaku po afrohet gjithnjë e më shumë.
“Big Rom” pritet t’i kryejë vizitat mjekësore në “Villa Stuart” të mërkurën. Tashmë duhet të kishte njoftim zyrtar, por negociatat që do ta sjellin belgun te Napoli patën një ngadalësim të befasishëm për shkak të mos arritjes së marrëveshjes për të drejtat e imazhit.
Gjë që tashmë është zgjidhur. Gjithçka është gati, Chelsea ka pranuar propozimin e fundit të De Laurentiis dhe sulmuesi belg do të shitet për 30 milionë euro, plus 30% në rishitjen e ardhshme. Romelu do të fitojë 8 milionë euro në sezon, plus bonuse, për tri vite.