Vajekano ka fituar tre nga gjashtë takimet e fundit me Barcelonën në La Liga (2 humbje, 1 barazim), vetëm një fitore më pak se në pjesën tjetër të 36 dueleve të tij në elitën e futbollit spanjoll (4 fitore, 8 barazime, 24 humbje);
Barcelona nuk ka fituar në asnjë nga tre vizitat e saj të fundit në Vajekas në La Liga, vetëm kundër Getafe ka një seri më të keqe aktuale pa fituar si vizitor në kampionatin spanjoll;
– Barcelona shënon mesatarisht 2.8 gola për ndeshje kundër Vajekanos në La Liga (119 gola në 42 ndeshje). Vetëm kundër Levantes (2.9, 95 gola në 32 takime) ka një raport më të mirë golash të shënuar për ndeshje midis të gjithë rivalëve me të paktën 20 ndeshje.
– Barcelona ka humbur vetëm një nga 37 ndeshjet që ka luajtur të martave në La Liga (25 fitore 11 barazime). Humbja e vetme ishte në maj 2023: 3-1 kundër Vajadolidit;
– Barcelona e ka nisur sezonin në La Liga me dy fitore në dy ndeshjet e para. për herë të fundit ndodhte në sezonin 2020- 2021 nën drejtimin e Ronald Kuman. Është hera e tretë në të gjithë historinë e kompeticionit që Barça fiton dy ndeshjet e para me diferencë një goli, pas sezoneve 1962-1963 dhe 2015-2016.
– Nëse Barcelona fiton kundër Vajekanos, Hansi Flik do të bëhet trajneri i parë që fiton dy ndeshjet e tij të para jashtë në La Liga.