Pas shumë negociatash, Juventusi ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të Atalantës, Teun Koopmeiners.
Sipas medieve italiane, tashmë marrëveshja mes torinezëve dhe skuadrës nga Bergamo për blerjen e Teun është arritur.
Juventinët prej kohësh ishin hedhur në sulm për lojtarin e Atalantës, i cili brenda kësaj javë do të fluturojë drejt Torinos për të kryer testet mjekësore.
“Pas negociatave të gjata, vjen drita jeshile që Teun të udhëtojë këtë javë për teste mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës me Juventusin”, shkruajnë mediet italiane.
Lojtari do të firmos kontratë pesëvjeçare, ndërsa transferimi i tij kap shifrën 52 milionë euro.