Vinicius Junior e ka shprehur ambicien e tij të pashoqe për të arritur suksese, si në nivelin ekipor, ashtu edhe në atë individual.
Ylli brazilian po shkëlqen në fanellën e Real Madridit dhe është njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Topin e Artë në këtë vit.
E futbollisti ofanziv e ka dhënë një intervistë për gjigantin mediatik “CNN”, përmes së cilit i ka treguar ambiciet e tij personale.
“Gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur në Real Madrid, kështu që e vlerësoj çdo moment si të ishte i fundit.
Të gjithë duan të fitojnë me skuadrën më të mirë në planet, të mund të luajnë me më të mirët dhe të jenë në gjendje të shënojnë shumë gola në aq shumë finale dhe për të qenë në gjendje për ta ndihmuar aq shumë skuadrën”, deklaroi fillimisht Vinicius.
“Unë jam veç 24 vjeç dhe dua të vazhdoj kështu për një kohë të gjatë dhe ta krijoj historinë në këtë skuadër të madhe, për të cilën luaj sot. Jo të gjithë e kanë këtë mundësi, kështu që mundohem ta shijoj çdo moment me këtë fanellë”, vazhdoi Vini.
“Unë luaj gjithmonë për të qenë ndër më të mirët dhe çdo ditë që kalon në Real Madrid, ndihem me më shumë vetëbesim. E kam fituar tashmë dy herë Championsin dhe luaj me të tjerë që e kanë fituar gjashtë herë, kjo më motivon çdoherë. Duam të luajmë përtej limiteve tona dhe gjithçka është e mundshme me skuadrën që e kemi tash”, shtoi ai.
“T’i fitoja dy trofe të Ligës së Kampionëve brenda tri vjetësh ishte mjaft e vështirë, por të qëndronim në nivelet maksimale është edh më e vështirë. Kështu që, dua ta bëj këtë, të mbetem në këtë nivel për shumë kohë dhe të jem në gjendje të fitoj shumë Championsa të tjerë, aq sa Carvajal, Modric, Nacho e Toni Kroos, të cilët i kanë fituar nga gjashtë”, tha tutje sulmuesi anësor.
“Ne mund ta kemi njërën prej skuadrave më të mira në dekadën e ardhshme dhe tash duhet ta demonstrojmë në fushë se mund të bëjmë mirë. Si unë, ashtu edhe shokët e mi të skuadrës, në çdo ndeshje që luajmë, mund t’i arrijmë qëllimet për të fituar sa më shumë tituj me Real Madridin”, përfundoi sulmuesi brazilian.