Sonte biletat e para të Champions, Galatasaray kërkon përmbysjen

Futboll

Sonte biletat e para të Champions, Galatasaray kërkon përmbysjen

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Champions League luan sonte 3 ndeshjet e para të kthimit të play-off, ku do të njihen skuadra të tjera të kualifikuara për në fazën e ligës.

Ndeshja me pritshmërinë më të madhe për shkak të rezultatit të takimit të parë është Gallatasarai –Jang Boys. Zviceranët fituan 3:2 ndeshjen e parë në Bernë, mirëpo sonte në Stamboll do të jetë një luftë e fortë sportive pasi Gallatasarai ka cilësinë në organikë të mjaftueshme për të tentuar përmbysjen.

Më e qetë është Salzburgu, skuadra austriake e cila vitet e fundit ka luajtur rregull në fazën e grupeve të Champions League. 

Në ndeshjen e parë ata mundën 2 me 0 në transfertë Dinamon e Kievit, teksa këta të fundit luanin si pritës edhe pse përballja u luajt në Poloni. Sonte në fushën e vet Salzburgu ka shance të mëdha kualifikimi pikërisht për shkak të avantazhit që në mënyrë të veçantë i jep suksesi i arritur përmes golave të Nene dhe Kjergard.

Me të njëjtin avantazh, e në të njëjtat kushte është edhe Sparta e Pragës e cila luan në shtëpi kundër Malmo me avantazhin e fitores 2:0 në Suedi përmes autogolit të Striger Larsen dhe realizimit në fund të Rines. Sonte ky  sukses mund të jetë vendimtar për tu kualifikuar në fazën e rëndësishme të Champions League. Titullar tek Sparta pritet të jetë Qazim Laci ndërsa nga stoli do ta nisin Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat