Shkak flamuri kuqezi, reagon skuadra maqedonase ndaj tifozëve të Shkëndijes 

Futboll

Shkak flamuri kuqezi, reagon skuadra maqedonase ndaj tifozëve të Shkëndijes 

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2024 Në ora: 16:33
Pamje nga ndeshja

Skuadra maqedonase, Brera nga Strumica, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me ngjarjet e ndeshjes së fundit në Strumicë ndërmjet Brerës dhe Shkendijës. 

Klubi ka reaguar ndaj grupit të tifozëve shembullorë të Shkëndijës së Tetovës, të cilët janë dëbuar nga stadiumi për shkak të flamurit shqiptar (kuqezi).

“Lidhur me ngjarjet e ndeshjes së fundit në Strumicë të luajtur më 25 gusht ndërmjet Brerës së Strumicës dhe Shkendijës dhe përpjekjes për ta përfshirë politikën aty ku nuk i takon, duam të informojmë opinionin në emër të së vërtetës se grupi i vogël i përkrahësve të KF Shkendija jo më shumë se 25, nuk janë dëbuar nga stadiumi, as nga policia, as nga KF Brera Strumica si nikoqire.

Përkundrazi, tifozët u larguan nga stadiumi me vendim të tyre. Vëmë re se Brera Strumica është gjithmonë një shembull i një mikpritjeje të shkëlqyeshme për të gjitha ekipet dhe grupet e tifozëve pa dallim etnie.

‘Politika nuk ka vend në terrenet sportive dhe ata që duan ndarje etnike të qëndrojnë larg futbollit”, - reagon klubi Brera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat