Në ndeshjen e fundit të Kampionatit të Malit të Zi, në derbin e madh shqiptar mes skuadrës Otrant – Olympic nga Uliqini dhe kampionit malazez Deçiqi nga Tuzi, atmosferë ishte emocionuese sidomos kur tifozët ulqinakë kënduan këngën e famshme.
Jehoi kënga: “Besa - besë, besën e kem dhënë, për Ulqin jetën dojmë me dhënë”.
Kjo ishte mrekulli dhe kjo këngë kujtonte kohërat kur tifozët e Prishtinës këndonin në vitet e 80-ta.
Ballafaqimi mes Otrant – Olympic dhe Deçiqi përfundoi baras (2:2).
Tifozët e Otrantit treguan kulturë të lartë dhe kënga e tyre padyshim se ishte emocionuese dhe motivuese për futbollistët e skuadrës së tyre.
Skënder Rexha, kryetar i KF Otrant – Olympyc ka ndërtuar një ekip për lakmi.