Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, gjatë ditës së sotme ka qenë në qytetin e Mitrovicës.
Ademi u prit në takim nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.
Ata kanë diskutuar për infrastrukturën e futbollit në Mitrovicë.
“Sot kemi pritur në Mitrovicë kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, me të cilin biseduam për infrastrukturën e futbollit në qytetin tonë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka treguar se kanë diskutuar për të ardhmen e sportit në Mitrovicë, e cila sipas tij, do të jetë e mirë. /