Punime në stadiumin “Gjirokastra”, Luftëtari me tapet të ri

Futboll

Punime në stadiumin “Gjirokastra”, Luftëtari me tapet të ri

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 17:01
Pamje

Ka filluar puna për rehabilitimin e fushës së futbollit në stadiumin “Gjirokastra”. Kjo falë një investimi nga FSHF, prej rreth 40 mijë euro në bashkëpunim me projektin e përbashkët me Bashkinë Gjirokastër.

Nuk do të vendoset tapet i ri, por do të përdoret tjetër metodë që kërkon më pak investime dhe kohë, që fusha e lojës të bëhet funksionale.

Pasi u bë tharja e plotë e barit ekzistues, vazhdon puna për pastrimin dhe shpime në mënyrë që të bëhet dezinfektimi ndaj barërave të dëmshëm. Pas shtresës së parë në sipërfaqe, do të hidhet fara e barit për t’u mbuluar me një tjetër shtresë dheu.

Ajo që do të kërkojë më shumë kohë që fusha të jetë funksionale, është fakti se duhen rreth 40 ditë pas mbirjes së barit që të mundësohet loja. Ndoshta deri nga fundi i tetorit, Luftëtarit do t’i duhet që disa ndeshje t’i luajë jashtë dhe në vartësi të kalendarit, në Memaliaj ose Delvinë. Këto janë dy mundësitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat