Marco van Basten ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj faktit që merkato e verës qëndron e hapur gjatë fillimit të sezonit të ri.
“Tashmë ndodh prej 20 vitesh. Lojtarët bëjnë një fazë përgatitore të mirë, fillojnë të luajnë bashkë dhe loja përmirësohet. Tani ka klube që do të shesin tre lojtarë të ekipit, nuk është një çmenduri?”, ka thënë legjenda e Milan-it për Voetbal International.
Vetë Van Basten e ka ngritur këtë problem me FIFA-n, kur ka mbuluar rolin e Chief Officer for Technical Development:
“E kam thënë shumë herë, por atje nuk dëgjojnë. Kampionatet mund të nisin edhe më vonë, mjafton të organizohet më mirë kampionati dhe datat”.