Arsenal ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit spanjoll Mikel Merino.
Pas disa javësh spekulime dhe bisedimesh intensive, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Real Sociedad për nënshkrimin e lojtarit, shkruan Gazeta OLLE.
Merino, i njohur për aftësitë e tij të shkëlqyera në mesfushë dhe për kontrollin e topit, pritet të sjellë një dimension të ri në lojën e Arsenalit.
Ky transferim është pjesë e planeve të klubit për të përforcuar skuadrën dhe për të garuar fuqishëm në Premier League dhe kompeticionet e tjera gjatë sezonit 2024/25.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i kënaqur me këtë përforcim, shpreson që Merino të ndikojë menjëherë në performancën e ekipit.