Nga e hëna fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni në Ligën e Kombeve

Futboll

Nga e hëna fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni në Ligën e Kombeve

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 18:52
Maqedonia e Veriut

Të hënën, 2 shtator, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni (10. shtator, 20:45) në arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve.

Çmimi i një biletë për të parë këtë ndeshje është 200, gjegjësisht 400 denarë, ndërkohë 1500 denarë është çmimi për në lozhën VIP në tribunën veriore në arenën kombëtare “Todor Proeski”.

Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni do të organizohet vetëm përmes rrjetit të shitjes së MKTickets, edhe atë me prezencë fizike të blerësit.

MAQEDONI – ARMENI (Arena kombëtare “Todor Proeski”, 10 shtator, 20:45h)

Çmimet e biletave:

Tribuna veriore – 400 denarë

Tribuna jugore – 400 denarë

Tribuna perëndimore – 200 denarë

Tribuna lindore – 200 denarë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat