Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 20:06
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 27.08.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së dytë të Raiffeisen Ligës së Parë në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së dytë të Raiffeisen Ligës së Parë në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore;

Ndaj: Lojtarit të KF “Malisheva“ , Robert Mathieu Ndjigi nr fanelle 28 dhe nr ID 033530M01. Motivi: Në ndeshjen Llapi-Malisheva në min 45+1 ndërhyn me taka nën gju të kundërshtarit , me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Malisheva.

Ndaj: Zyrtarit të KF “Malisheva“  Kastriot Kafegjolli. Motivi: Gjatë gjithë ndeshjes nga tribunat ka ofenduar rënd ekipin e gjyqtarëve të ndeshjes , ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes në parkingun zyrtar të stadiumit të klubit , tentoj ta sulmoj fizikisht gjyqtarin e 4-t Alban Shala falë ndërhyrjes së policisë evitohet incidenti. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi- Malisheva.

Ndaj: Lojtarit të KF “2 Korriku” , Albin Stublla nr fanelle 24 dhe nr ID 000702M02. Në ndeshjen 2 Korriku-Fushë Kosova në min 58 , pas ndërhyrjes së palejuar si lojtar i fundit ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku-Fushë Kosova.

Ndaj: Lojtarit të KF “Kika“, A.S.Zanaouttara nr fanella 9 dhe nr ID 038108M99. Në ndeshjen Vushtrria – Kika në min 90+ gjatë një dueli në ajër godet me bërryl në fytyrë lojtarin kundërshtar me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vushtrria-Kika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat