Conceicao: Ja çfarë më tha babai

Futboll

Conceicao: Ja çfarë më tha babai

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 20:24
Francisco Conceiçao

Ylli i ri Juventus-it, Francisco Conceiçao, ka folur për kanalet zyrtare të klubit bardhezi. Këto kanë qenë fjalët e tij të para:

“Pres me padurim t’u bashkohem shokëve të mi të rinj të ekipit dhe shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kam ambicien dhe besimin se mund t’i ndihmoj ata”.

– Çfarë prisni nga eksperienca në Itali?

“Shpresoj të bëj gjëra të mëdha këtu tek Juve. Mendoj se jam në një klub ku ambicia është maksimale dhe ka një dëshirë të madhe për të fituar. Unë dua të fitoj tituj me Juventusin sepse kjo është ajo që kërkon klubi. Në Holandë mësova shumë gjëra që nuk i dija sepse isha shumë i ri, tani jam më i pjekur dhe më i gatshëm, padyshim”.

– Babai të ka thënë ndonjë gjë për futbollin italian?

“Po, ai më tha se Seria A në kohën e tij ishte e nivelit më të lartë dhe priste futbollistët më të mirë në botë.

Tani vazhdon të jetë një kampionat shumë konkurrues, shumë interesant, me lojtarë të mëdhenj. Seria A është një kampionat në të cilin të gjithë ëndërrojnë të luajnë, dhe unë gjithashtu kam ëndrrën dhe ambicien të luaj me fanellën bardh e zi”.

– Objektivat për këtë sezon?

“E para ka të bëjë gjithmonë me ekipin, domethënë të fitoj me Juventusin. Më pas, në nivel individual, do të doja të shënoja shumë, të jepja shumë asiste dhe ta ndihmoja skuadrën. Kjo është ajo që mund të jap dhe shpresoj se do të jap”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat