Nottingham Forest pas sulmuesit brazilian të Fulhamit

Futboll

Nottingham Forest pas sulmuesit brazilian të Fulhamit

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 20:30
Andreas Pereira

Klubi anglez Nottingham Forest po provon që në ditët e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë të transferojë sulmuesin brazilian të Fulham-i, Andreas Pereira.

Sipas medieve britanike, Forest dëshiron të nënshkruajë me Pereira deri të premten kur edhe mbyllet tregu i kësaj verë.

Kontrata e lojtarit me Fulhamin është e vlefshme deri në verën e vitit 2026 me opsion për një vit tjetër, por duket se lojtari do të bëhet pjesë e Forest, një tjetër klub anglez.

Pereira thuhet se e ka pranuar se është i gatshëm për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.

Reprezentuesi brazilian ka shënuar tri gola dhe nëntë asistime në 44 ndeshje te sezonit të kaluar tek Fulham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat