Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale pasi Partizani emëroi Aleksandar Veselinoviq.
Ky i fundit është serb dhe nuk është pritur aspak mirë nga këngëtari Stresi, që njihet dhe si tifoz i Tiranës.
“Dhe për ta mbyll: nuk ka faj flamuri kuq e zi mos flisni në emër të flamurit kuq e zi sepse fajin e kanë ato që e drejtojnë këtë vend... dhe që e sjellin këtë trajner këtu në zemër të Tiranës, mirëpo prandaj na ka fal zoti ndryshe dhe s’jemi njësoj, na ka hy dreqi në gjak dhe po kthehemi kundra vëlla-vëllait e motra-motrës, turp, e për ça? Sepse del dikush e bën deklarata të tilla?
Kur doli gazetari me maic të Serbisë isha i pari që reagova dhe do jem gjithmonë kundra këtyre që punojnë për Serbi e Rusi që financohen nga ato? Tugn tung ishmi", shkruan Stresi.
Kujtojmë se Veselinovic merr detyrën që po e mbante përkohësisht Arbër Abilaliaj, që është drejtor sportiv. Para tyre ishte Orges Shehi, që u afrua në fundin e vitit të kaluar dhe u largua pas ndeshjeve në Europë këtë verë.