Kika e Hogoshtit do të paraqitet para shikuesve të vet në Hogosht.
Skuadra e Kikës po përgatitet për fitore ndaj Flamurtarit të Prishtinës.
Faruk Statovci, kryetrajner, me Flamurtarin ka një seri të zezë të rezultateve në dy javët e para, dy humbje.
“Ndeshja e parë si vendas do të zhvillohet të dielën, ora 16:00, në stadiumin tonë në Hogosht.
Ftojmë të gjithë tifozët të na bashkohen për të dhënë mbështetje dhe përkrahje ekipit tonë!
Na u bashkoni dhe le të krijojmë një atmosferë të mrekullueshme së bashku!”, njofton FC Kika.