Liverpool është në bisedime për të transferuar Federico Chiesa nga Juventus.
Klubi anglez ka shfaqur interes për lojtarin italian, i cili aktualisht është në vitin e fundit të kontratës së tij me Juventusin, shkruan Gazeta OLLE.
Çmimi i mundshëm për transferimin e tij është rreth 13 milionë euro.
Chiesa është i interesuar të kalojë në Premier League dhe duket se ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje.
Arsyeja kryesore për interesin e Liverpool-it është fleksibiliteti i Chiesa-s në fushë dhe aftësia e tij për të kontribuar në fazat sulmuese të lojës.
Ndërkohë Juventus është i gatshëm ta shesë lojtarin, duke pasur parasysh se ai nuk është në planet e trajnerit të ri Thiago Motta dhe nuk është përfshirë në dy ndeshjet e para të sezonit për ekipin italian.