Katër lojtarë të Shkëndijës të ftuar në kombëtare

Futboll

Katër lojtarë të Shkëndijës të ftuar në kombëtare

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

R. Ramadani, Ademi, Krstevski dhe Meliqi do të jenë pjesë e ndeshjeve kundër Holandës dhe Gjibraltarit në eliminatoret për U-21.

"Me krenari njoftojmë se katër lojtarë të ekipit tonë janë ftuar në përbërjen e Maqedonisë së Veriut U21 për ndeshjet kualifikuese kundër Holandës dhe Gjibraltarit.

Seleksionuesi Dragi Kanatllarovski ka përfshirë në listë Reshat Ramadanin, Vane Krstevskin, Fiton Ademin dhe Anes Meliqin, me këtë të fundit që për herë të parë është ftuar në përbërjen e U-21.

Maqedonia U-21 do të përballet me Holandën më 5 shtator 2024, me fillim në orën 20:00, në ndeshjen që do të zhvillohet në Almere. Ndeshja e dytë do të luhet kundër Gjibraltarit më 9 shtator 2024, me fillim në orën 13:00.

Ky është një vlerësim për lojtarët tanë dhe për klubin në përgjithësi. U dëshirojmë sukses lojtarëve tanë dhe jemi të bindur që do të japin kontribut maksimal", njofton Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat