6.5 milionë plus 3 në bonuse të lidhura me paraqitjet e argjentinasit!
Më në fund, Tomas Palacios është i Interit.
Përcaktimi i kontratës së mbrojtësit argjentinas të lindur në vitin 2003 u ngadalësua nga disa çështje burokratike midis Independiente Rivadavia, skuadra ku lojtari është i huazuar dhe Talleres, klubi që ka kartonin e lojtarit.
Në fund u arrit një marrëveshje me vlerë 6.5 plus 3 bonuse të lidhura me paraqitjet e lojtarit, të shpërndara midis Talleres dhe Rivadavia. Palacios tashmë u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.