Cristiano Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde, qoftë brenda ashtu edhe jashtë futbollit.
Ylli portugez së fundmi iu fut botës së YouTube dhe aty po e bën namin.
39 vjeçari i arriti milionat e abonentëve brenda pak orësh, ndërsa numri i “subscribers sa vazhdon e rritet.
Madje, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit e Juventusit, aktualisht pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite, e ka arritur shifrën e 50 milionë “subscribers” në YouTube.
Kjo nënkupton se ai e mori një pllakë nga YouTube, si shenjë respekti dhe vlerësimi.
Ndërkohë, videot e postuara nga stafi i CR7 në kanalin e tij zyrtar në këtë platformë i kanë arritur milionat, po ashtu.
Cristiano Ronaldo është definitivisht njëri prej sportistëve me influencën më të madhe në glob.
Ai është njëri prej njerëzve më të ndjekur në botë edhe në rrjetet sociale si Instagram, Tëitter e Facebook.