Lukaku është lojtari i ri i Napolit

Futboll

Lukaku është lojtari i ri i Napolit

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Romelu Lukaku do të ribashkohet me Antonio Conte te Napoli. Klubi italian ka arritur marrëveshje me Chelsea-n për transferimin e sulmuesit belg, në shifrën e 30 milionë eurove.

Lukaku ka zbarkuar në aeroportin ‘Ciampino’ të Romës rreth orës 11:45 së bashku me agjentin e tij Federico Pastorello dhe për të është planifikuar menjëherë transferimi në Villa Stuart, ku do të kryejë vizitat mjekësore përpara se të udhëtojë drejt Napolit.

Sulmuesi pritet të nënshkruajë pasdite kontratën që do ta lidhë atë me ekipin e De Laurentiis deri në vitin 2027. Chelsea përveç 30 milionë eurove do të ruajë edhe 30% të kartonit të Lukakut në rast se Napoli e shet te një klub tjetër.

Për Lukakun është një rikthim në Itali, pasi sezonin e kaluar mbajti veshur fanellën e  Romës me të cilën shënoi 21 gola në 47 ndeshje, duke dhënë edhe 3 asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat