Elbasani në ‘hall’ para Dinamos

Futboll

Elbasani në ‘hall’ para Dinamos

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 14:49
Elbasani

Elbasani do të përballet me Dinamon të dielën në orën 20:00 në ‘Elbasan Arena’, sfidë e vlefshme për javën e 3-të të Superiores.

Verdheblutë do të jenë ‘miq’ edhe pse luhet në shtëpinë e tyre pasi në këtë stadium, Dinamo do të luaj ndeshjet e saj të shtëpisë këtë sezon.

Atmosfera në kampin elbasanas është fantastike. Fitorja spektakolare ndaj Teutës me rezultatin 3-0 jo vetëm që ka ngritur moralin, por ka bërë këdo të besojnë se ky ekip është i aftë të jetë kompetitiv për vendet e sipërme të renditjes.

Ndaj ‘Bluve’ synohet fitorja e rradhës për të vazhduar ecurinë pozitive, por trajnerin Roberto Bordin e shqetësojnë 3 lojtarë. Ndaj Teutës u detyruan të largohen më herët nga fusha dy sulmuesit Ze Gomes e Bedri Greca si dhe anësori Bledar Lila. Dy të parët shfaqën probleme në pulpë, ndërsa i fundit një ngërç për shkak të lodhjes.

Lojtarët janë vënë nën kujdesin e mjekëve dhe shpresohet për një gjë kalimtare duke mos rrezikuar prezencën në ndeshje. Pritet raporti i plotë mjekësor pas ekzaminimeve për të parë më saktë shkallën e dëmtimit.

Veç tyre, janë edhe Esin Hakaj me Kristi Qose të cilët munguan ndaj Teutës për shkak dëmtimi dhe pritet të mësohet gjendja e tyre në fazën rikuperuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat