Chiesa lojtari më i ri i Liverpool

Futboll

Chiesa lojtari më i ri i Liverpool

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 15:25
Federico Chiesa

Liverpool pas bisedimeve disa ditore për të transferuar Federico Chiesa nga Juventus, më në fund ka arritur narrëveshjen.

Klubi anglez ka shfaqur interes për lojtarin italian, i cili aktualisht është në vitin e fundit të kontratës së tij me Juventusin.

Çmimi i transferimit të tij është rreth 13 milionë euro.

Chiesa ishte i interesuar të kalojë në Premier League dhe ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje.

Arsyeja kryesore për interesin e Liverpool-it është fleksibiliteti i Chiesa-s në fushë dhe aftësia e tij për të kontribuar në fazat sulmuese të lojës.

Fabrizio Romano ka konifurmuar lajmin, dhe tashmë italiani pritet t’i bashkohet Të Kuqëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat