Kosova e Dusseldorfit ka një ecuri fantastike në dy javët e para, duke shënuar dy fitore dhe kryeson renditjen në Landesliga me 6 pikë të mbledhura.
Ballafaqimi i radhës do të jetë i vështirë, luajnë në konak të skuadrës gjermane SG Unterrath.
Për dy ndeshje kanë realizuar 8 gola ose mesatarja nga 4 për ndeshje.
Efikasitet i lartë i sulmit dhe mbrojtja e fortë për faktin se kanë pësuar vetëm një gol.
“Ndeshja e radhës e klubit tonë na bie si kundërshtarë SG Unterrath.
Dy klube tjera të Düsseldorf marrin pjesë në Landesliga përkrah klubit tonë SG Unterrath dhe TuRU Düsseldorf.
Andaj kjo ndeshje cilësohet si derbi dhe ne presim po ashtu një ndeshje mjaft të mirë për sy dhe konkurruese.
E ne ju presim si gjithmonë (e diel) me fillim nga ora 15:30 të jeni pjesëmarrës në këtë ndeshje në numër të madh, ti përkrahim djelmoshat tanë në 3 pikët e radhës pas fillimit të suksesshëm në Landesliga”, njofton FC Kosova.