Media serbe: Kjo është befasi, Sparta festoi me flamurin shqiptar dhe të Kosovës 

Futboll

Media serbe: Kjo është befasi, Sparta festoi me flamurin shqiptar dhe të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 28 gusht 2024 Në ora: 17:05
Lojtarët shqiptarë

Skuadra e Spartës nga Praga e Çekisë janë kualifikuan në fazën e grupeve në Champions League, pasi e eliminuan skuadra suedeze Malmo.

Sparta i fitoi me rezultat 2:0 të dy ndeshjet. 

Mediumi serb “Veçernj Novosti” që shkruan kundër shqiptarëve dhe Kosovës, në mënyrë skandaloze ka shkruar për festën e  Spartës.

“Megjithatë, kualifikimi i klubit çek në kompeticionin më elitar pas 19 vitesh u la në hije nga një skandal i madh pas ndeshjes.

Pas ndeshjes, në profilin zyrtar të Spartës ka ndodhur një skandal i madh, pasi kanë varur flamurin shqiptar së bashku me të Kosovës në foton e Indrit Tuçit, Albion Rahmanit, Ermal Krasniqit dhe Qazim Laçit.

Pikërisht Krasniqi dhe Rahmani janë me origjinë Kosova, ndaj Sparta ngriti flamurin e Kosovës, por kjo është një befasi e rëndë, sepse tifozët e Spartës kanë ardhur vazhdimisht në ndeshje me slogane dhe flamuj me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Tifozët e Spartës treguan qëndrimin e tyre gjatë ndeshjeve me Zvezdën dhe Partizanin, ku së bashku me tifozët serbë kanë brohoritur vazhdimisht “Kosova është Serbi”.

Veç kësaj, fanellën e Spartës e ka veshur edhe i përmenduri Birmançeviq, kështu që nuk është e drejtë edhe ndaj tij të bëhet diçka të tillë”, ka shkarravitu ky medium.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat