Tjetër goditje për Vorën!
Vora vazhdon procesin e përforcimit të grupit me synimin e vetëm, ngjitje në Kategorinë Superiore në fund të sezonit.
Përforcimi i fundit në merkato i Vorës vjen në mbrojtje dhe ai është Nikolin Duka.
Ka qenë vetë klubi që përmes një njoftimi në rrjetet sociale zyrtarizon goditjen e radhës në merkato.