Java e 2-të luhet e ndarë në 3 ditë

Futboll

Java e 2-të luhet e ndarë në 3 ditë

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Java e dytë e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë. Takimi Lushnja-Pogradeci do të hapë javën e dytë të këtij turneu ditën e premte në orën 17:00.

Pas barazimit në Peshkopi përballë Korabit, lagunarët kërkojnë suksesin e parë sezonal në “Roza Haxhiu”.

Miqtë nga Pogradeci festuan me fitore rikthimin në këtë kategori dhe në transfertën e Lushnjës synojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Të shtunën në orën 17:00 do të luhen 4 takime të Kategorisë së Parë. Vora sfidon Kukësin, ndërsa Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Erzenit. Pas fitores së bujshme në Vlorë, Burreli kërkon tre pikët edhe në shtëpi në sfidën ndaj Valbonës. Ndërsa në Fier luhet një tjetër sfidë interesante mes Apolonisë dhe Kastriotit.

Java e dytë e Kategorisë së Parë do të mbyllet të dielën e 1 shtatorit me sfidën  Besa-Korabi, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat