Al Ahli do t’i ofrojë Victor Osimhen një kontratë 4-vjeçare, me vlerë rreth 120 milionë euro! Këtë e ka zbuluar “Sky Sport” duke shtuar gjithashtu se nigeriani, që marrëveshja të bëhet e mundur, do të kërkojë gjithashtu një klauzolë lirimi që sduhet të jetë shumë e madhe dhe e papërballueshme për të mos ngecur në kampionatin saudit kaq i ri në moshë, por të rikthehet në Europë.
Chelsea nuk e ka problem pagesen e kartonit por duhet te gjeje akord me lojtarin mbi rrogen.
Ne fakt, nese Chelsea nuk do te paguaje ate qe kerkon Osimhen – sigurisht shume me pak se ne Arabi (flitet per 12 mln euro) atehere mund te transferohet te Al-Ahli.
Klubi i Arabisë Saudite ka dërguar përfaqësuesit në Itali për të biseduar me agjentin e sulmuesit të Napolit, që sot fiton 10 mln euro në sezon në kontratën e re.
Napoli do të pranojë një shifër rreth 65 mln euro për kartonin, teksa ka siguruar Romelu Lukakun nga Chelsea që do të zëvendësojë Osimhen.