Trajneri i Rubin Kazan: Mos e grumbulloni Dakun, nuk duhet ta rrezikojmë

Futboll

Trajneri i Rubin Kazan: Mos e grumbulloni Dakun, nuk duhet ta rrezikojmë

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 18:59
Mirlind Daku

Mirlind Daku nuk do kontribuojë në ndeshjen e parë në shtator për Shqipërinë për shkak të dënimit nga UEFA.

Numri një i pankinës së Rubin Kazan, Rakhimov kërkon që Daku mos të ftohet as në sfidën e dytë të kombëtares.

“Daku ka një dëmtim jo të lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë.

Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim.

Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtarë në fushë gjithmonë me qetësues.

Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi që ta bindim Shqipërinë që të mos e marrin këtë herë, por t’i japin mundësinë të rikuperohet”, tha Rakhimov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat