Ballafaqimi kampional mes Prishtinës U21 dhe Ferizajt U21 ka përfunduar pa fitues (1:1).
Për Prishtinën shënoi Florian Mialica në minutën e 9-të dhe për Ferizajn Orges Musa (37’).
“U21 e Prishtinës është ndarë baras në javën e tretë ndaj skuadrës homonime në Ferizaj.
Prishtinasit ishin më të mirë në pjesë të dytë, por nuk patën edhe fat që nga ky udhëtim të riktheheshin me fitoren e parë te sezonit”, njofton FC Prishtina.
Prishtina U21: Roland Myrtaj – Andi Salihum Reart Bajrami, Enes Begolli, Detar Këpuska – Yll Zuka, Resul Mushla, Gerti Sinani (Ylldrit Obrazhda 90’+2) – Sinan Kadiri, Amar Demolli, Orges Musa (Neuron Abdullahu 73’).