Kosova mposht vashat malazeze

Futboll

Kosova mposht vashat malazeze

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 19:48
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mposhtur Malin e Zi, me rezultat të ngushtë 1:0, në ndeshjen e parë miqësore, e cila u zhvillua, të mërkurën, në Kampin Nacional në Hajvali.

Dardanet dominuan që nga fillimi i takimit, duke krijuar shumë raste, por golin e avantazhit dhe të fitores e arritën në minutën e 28-të kur Elona Paci shënoi për 1:0.

Të përzgjedhurat e Albina Rrahmanit tentuan sërish për të gjetur rrugën e rrjetës, por nuk arritën të konkretizojnë rastet e krijuara.

Në anën tjetër, Mali i Zi krijoi një rast të mirë, por Djella Mehmeti e përkushtuara për të mbrojtur portën e Kosovës, nuk lejoi që të barazohej rezultati dhe si rrjedhojë ndeshja u mbyll me shifrat 1:0.

Kosova ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi e zhvillon të premten nga ora 10:30, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FFK-së në YouTube.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat