Chiesa: Keqardhje, por duhej të largohesha

Futboll

Chiesa: Keqardhje, por duhej të largohesha

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 19:53
Federico Chiesa - majtas

Pa dyshimeve të shumta dhe vlerësimit të ofertave, Federico Chiesa ka zgjedhur Liverpulin si destinacion të radhës për karrierën e tij.

Megjithatë, pas përfshirjes së Milanit në orët e fundit, dhe darkës mes Xhiuntolit e menaxherit të lojtarit, anësori i Juves vendosi të transferohej në Angli, duke i dhënë dritën jeshile akordit mes palëve.

“Zonja e vjetër” dhe Liverpuli kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit, i cili tashmë është në Angli gati për të nisur aventurën e re nën urdhërat e trajneri Arne Slot. Dy klubet kanë arritur një akord prej 13 milionë eurosh plus bonuse, me sulmuesin që nënshkruan një kontratë katërvjeçare me një pagë 5 milionë në vit.

Chiesa, i cili ka disa kohë që është jashtë projektit të Tiago Motës, para se të merrte avionin për në Liverpul, është ndalur nga disa gazetarë për të cilët ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur që filloj këtë aventurë të re.

Doja t’u them lamtumirë tifozëve të Juventusit dhe shumë faleminderit për dashurinë për këto vite. Do t’ju mbaj në zemrën time gjithmonë. Më vjen keq që largohem, por jam i lumtur për këtë aventurë të re, që familja ime dhe unë mezi presim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat