Marcos Alonso mbetet në Spanjë, firmos me Celta Vigon!

Futboll

Marcos Alonso mbetet në Spanjë, firmos me Celta Vigon!

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 20:42
Marcos Alonso

Marcos Alonso mbetet në Spanjë, firmos me Celta Vigon!

Marcos Alonso është një lojtar i ri i Celta Vigos, vetë klubi galician e ka komunikuar këtë, duke njoftuar se mbrojtësi i majtë, i larguar nga Barcelona, ​​ka nënshkruar një kontratë vjetore me opsion për sezonin e ardhshëm.

I rritur tek Atletico Madrid dhe më pas Real Madrid, ku bëri vetëm një paraqitje në ekipin e parë, Alonso krenohet me një përvojë të gjatë nëpër Evropë dhe veçanërisht në Angli ku veshi fanellat e Sunderland (20 paraqitje),

Bolton (46 ndeshje dhe 5 gola) dhe mbi të gjitha Chelsea (212 ndeshje dhe 29 gola) si dhe me Fiorentinën ku luajti 85 ndeshje duke shënuar pesë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat