Asgjë për të bërë për Nottingham Forest!
Sulmuesi Santiago Gimenez ka njoftuar klubin anglez se nuk do ta pranojë ofertën që i është bërë.
Siç raportohet nga Fabrizio Romano, 33 milionë euro ishin hedhur në tavolinë për futbollistin e datelindjes 2001, përfshirë bonuset, për të bindur holandezët e Feyenoord të shesin yllin e tyre, të lidhur disa muaj më parë me skuadra të ndryshme të Serisë A, përfshirë Interin dhe Napolin.
Në karrierën e tij, 23-vjeçari krenohet me 105 paraqitje dhe 21 gola te Cruz Azul, 90 ndeshje dhe 53 gola te Feyenoord dhe 55 ndeshje dhe 22 gola në ekipin U-20 të Meksikës.
Në 2023-2024 ai doli në fushë 41 herë me holandezët, duke përfshirë 30 ndeshje në Eredivisie, 4 në Kupën e Holandës, 2 në Europa League, 4 në Champions League dhe një në Superkupën Hollandeze, duke shënuar 26 gola. Sezoni i tij 2024-2025 nisi me bujë: 4 gola në 4 të parët mes kampionatit dhe Superkupës.
Në palmares e tij ka një Kupë të Artë të fituar me Meksikën, një Eredivisie, një Kupë Hollandeze, një Superkupë Hollandeze, një kampionat meksikan Clausura, dy kampionate meksikane, një Superkupë meksikane, një Kupë Meksikane dhe një kampionat Apertura meksikane. Ai bëri 29 paraqitje për kombëtaren, duke shënuar 4 gola.