Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.08.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës,
ndeshjeve të xhiros së dytë të Raiffeisen Liga e Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
Lojtari i KF “Malisheva“, Robert Mathieu Ndjigi nr fanelle 28 dhe nr ID 033530M01. Në ndeshjen Llapi-Malisheva në min 45+1 ndërhyn me taka nën gju të kundërshtarit , me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Malisheva. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “2 Korriku”, Albin Stublla nr fanelle 24 dhe nr ID 000702M02. Në ndeshjen 2 Korriku-Fushë Kosova në min 58, pas ndërhyrjes së palejuar si lojtar i fundit ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit gjyqtarit kryesor të ndeshjes 2 Korriku-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “Kika“, A.S.Zanaouttara nr fanella 9 dhe nr ID 038108M99. Në ndeshjen Vushtrria – Kika në min 90+ gjatë një dueli në ajër godet me bërryl në fytyrë lojtarin kundërshtar me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vushtrria-Kika. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
KF “Vushtrria”; Në minutën e 70-të të ndeshjes Ramiz Sadiku – Vushtrria kur ekipi vendas barazoi rezultatin në 1:1, tifozët mysafirë filluan të hedhin në fushen e lojës shishe për çka ndërpritet
loja për disa minuta. Falë intervenimit të policisë ndeshja ka vazhduar pa ndonjë ekces. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
Hapje e Procedurës:
Zyrtari i KF “Malisheva“ , Kastriot Kafegjolli. Motivi: Gjatë gjithë ndeshjes nga tribunat ka ofenduar rënd ekipin e gjyqtarëve të ndeshjes , ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes në parkingun zyrtar të stadiumit të klubit , tentoj ta sulmoj fizikisht gjyqtarin e 4-t Alban Shala falë ndërhyrjes së policisë evitohet incidenti. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi- Malisheva. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i KF “Malisheva”, Kastriot Kafegjolli. Afati datë 03.09.2024 ora 13:00.