Ishte pjesë e Euro 2024 me Shqipërinë, skuadra shqiptare afër marrëveshjes me Naser Alijin

Futboll

Ishte pjesë e Euro 2024 me Shqipërinë, skuadra shqiptare afër marrëveshjes me Naser Alijin

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 08:50
Foto nga takimi

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Naser Aliji është afër marrëveshjes me ekipin shqiptar, Dinamo City.

“Newsportal” raporton se lojtari tashmë ka arritur marrrëveshje me klubin nga Superiorja e Shqipërisë, shkruan Indeksonline

Aliji është pa klub nga 1 qershori, pas largimit nga ekipi rumun, Voluntari.

30-vjeçari pritet të jetë nën-urdhërat e trajnerit Ilir Daja – i cili po flitet se është larguar përfundimisht nga Superliga e Kosovës, nga Ballkani.

Kujtojmë që Aliji në të kaluarën ka qenë pjesë e shumë skuadrave, përfshi këtu: Baselin, Vaduzin, K’lauternin e shumë tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat