Mesfushori Medon Berisha është zyrtarisht pjesë e Kombëtares A. Ai nuk u thirr nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi për ndeshjen kundër Zvicrës të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Sllovaki 2025”.
Kështu që Berisha tashmë është nën urdhërat e trajnerit Silvinjo.
Rikujtojmë që ai ishte pjesë e grupit në Europianin e Gjermanisë duke marrë edhe disa minuta në ndeshjen kundër Spanjës.
Tani pritet të shohim nëse ai do të marrë ftesë nga braziliani në shtator për ndeshjet e Shqipërisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.