Pasi pritet të përforcojë ekipin me një mbrojtës si Naser Aliji, tashmë Dinamo po hedh sytë nga repartet e tjera.
Klubi dinamovit ka në plan që të përforcojë mesfushën, me një emër që spikati sezonin e fundit.
Bëhet fjalë për Theodoros Mingos, mbrojtësi i cili e mbylli me Kukësin në Kategorinë e Parë, është gati të rikthehet në Superiore. 26-vjeçari ishte pjesë e verlindorëve në gjysmën e sezonit të fundit, teksa pritet që të veshë fanellën e “Bluve”.
Përveç Kukësit, Mingos ka aventurë të gjatë në Greqi ku ka luajtur me Panathinaikos, Kallithea, Olympiakos, Kretën, Rodos, Thesprotos dhe Pierikos. Ndërsa, tani është gati për aventurën kryeqytetase në Shqipëri.