Telenovela merr fund

Futboll

Telenovela merr fund

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Më në fund, Tomas Palacios është një lojtar i Inter.

Mbrojtësi 21-vjeçar argjentintas më në fund ka arritur marrëveshjen me klubin zikaltër, e cila ishte mbajur peng prej kohësh në vendlindjen e tij.

Palacios i ishte nënshtruar me kohë ekzaminimeve mjekësore për Inter, ku dhe mori “dritën jeshile” për të luajtur.

Por, më pas erdhi ngërçi nga klubi Independiente Rivadavia, që bllokoi kalimin, i cili do të zyrtarizohet në orët në vijim.

Disa çështje burokratike rrezikuan transferimin, por gjuha e përbashkët me ekipin e Independiente Rivadavia, ku lojtari është i huazuar dhe që ka të drejtën të shlyejë 50% të çmimit, u gjet.

Ndërkohë që, ekipi tjetër argjentinas i Talleres është ai që ka pronësinë e lojtarit, me të cilin marrëveshja ishte gjetur më herët. Në fund, u arrit një marrëveshje me vlerë 6.5 milionë euro plus 3 milionë bonuse të lidhura me paraqitjet e lojtarit, të shpërndara midis Talleres dhe Rivadavia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat