Chelsea është në një fazë revolucioni, ku përveç blerjeve të shumta, po përgatiten edhe disa largime.
Ndër ta është edhe Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që duhet të gjejë një ekip të ri.
Në lidhje me situatën e Armando Brojës dhe lojtarëve të tjerë që do të largohen, ka folur trajneri i Chelseat, Enzo Maresca.
Tekniku italian thotë se në rast se Broja, Sterling apo Chilwell do të qëndrojnë, nuk do të kenë asnjë minutë.
“Të gjithë lojtarët që në këtë moment janë duke u stërvitur të ndarë nga pjesa e ekipit nuk do të kenë asnjë minutë në rast se qëndrojnë”, është shprehur shkurt dhe qartë trajneri italian, Enzo Maresca.