Tomas Palacios është një lojtar i Inter. Mbrojtësi 21-vjeçar argjentinas më në fund ka arritur marrëveshjen me klubin zikaltër, e cila ishte mbajtur peng prej kohësh në vendlindjen e tij.
Palacios i ishte nënshtruar me kohë ekzaminimeve mjekësore për Inter, ku dhe mori “dritën jeshile” për të luajtur.
Por, më pas erdhi ngërçi nga klubi Independiente Rivadavia, që bllokoi kalimin, i cili do të zyrtarizohet në orët në vijim.
Disa çështje burokratike rrezikuan transferimin, por gjuha e përbashkët me ekipin e Independiente Rivadavia, ku lojtari është i huazuar dhe që ka të drejtën të shlyejë 50% të çmimit, u gjet.
Marrëveshja është arritur me vlerë 6.5 milionë euro plus 3 milionë bonuse të lidhura me paraqitjet e lojtarit, të shpërndara midis Talleres dhe Rivadavia.