Kukësi përforcohet me Neshad Muratin nga KF Arsimi

Futboll

Kukësi përforcohet me Neshad Muratin nga KF Arsimi

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 16:25
Kukësi

Kukësi vijon të përforcohet në këtë merkato, duke afruar lojtarë kryesisht të rinj, të cilët mundësitë për të luajtur do t’i kenë më të mëdha në këtë skuadër. I fundit që i është bashkuar bluve këtë sezon është mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Neshad Murati.

22-vjeçari luan në rolin e mbrojtësit dhe shihet si një investim shumë i rëndësishëm në skuadër, por mbetet për t’u parë nëse do të debutojë në fushë ndaj Vorës apo jo. Ai vjen në radhët e bluve nga skuadra e “Arsimit”, ndërsa më herët ka luajtur në ligat inferiore të Kroacisë.

Bëhet fjalë për një lojtar që ka dalë nga moshat e ekipit të Shkëndijës së Tetovës dhe shpresohet që të lërë gjurmë në Kukës.

Një lojtar me të dhënë fizike të mira, 190 cm i gjatë dhe që rolin natyral e ka në qendër të saj. Ai ka qenë pjesë e kombëtares U-19 të Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat