Mbappe refuzoi dy oferta të bujshme

Futboll

Mbappe refuzoi dy oferta të bujshme

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 16:27
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka refuzuar dy oferta të bujshme për  të shkuar te Real Madrid këtë verë. Mbappe u largua nga PSZH dhe u transferua në Madrid, por jo para se të refuzonte një kontratë prej 500 milionë eurosh në pesë vite që iu ofrua nga PSZH.

Vlera e kësaj kontrate ishte katër herë më e lartë se ajo që Mbappe pranoi nga Real-i.

Oferta përmbante edhe një kontratë të pasur si ambasador i përjetshëm i Katarit, por Mbape rezistoi.

Oferta e dytë marramendëse erdhi nga Saudi Pro League dhe i garantonte francezit 1 miliard euro në pesë sezone.

Megjithatë, Kilian zgjodhi të transferohej te Real Madrid, ku akoma nuk ka arritur të shënojë golin e tij të parë në La Liga pas dy ndeshjeve të para të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat