E zyrtarizon vetë De Laurentiis

Futboll

E zyrtarizon vetë De Laurentiis

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 16:51
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është zyrtarisht lojtar i ri i Napolit. “Mirë se erdhe Romelu”, – ka shkruar presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentiis, në kanalet e tij sociale. Operacioni me Chelsea u finalizua falë një oferte prej 30 milionë euro, plus bonuse të lidhura me një rishitje të mundshme të belgut në të ardhmen. Qendërsulmuesi i lindur në vitin 1993 ka nënshkruar kontratë me klubin axurr për tri sezonet e ardhshme.

Për projektin e Napolit, kështu u shpreh Antonio Conte në konferencën e sotme për shtyp:

“Që nga dita e parë, kur kam nënshkruar, teknikisht Napoli ka qenë i imi, për mirë ose për keq. E ndjeva menjëherë se ishte i imi, nuk ka dyshime. Po mësoj të njohim pak mjedisin, duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur në të gjitha gjërat.

Kuptoni se ka filluar një ndryshim, që besoj se është i rëndësishëm. Për t’u rindërtuar një skuadër futbolli duhet shumë punë. Po hedhim themelet, të mos kapemi pas rezultatit pozitiv apo negativ. Ky është starti i një rrugëtimi që do ta fitojmë.

Do të ketë gabime, edhe me kalimin e kohës, sepse futbolli është i tillë. Përtej një fitoreje apo humbjeje duhet të ruajmë entuziazmin dhe përkatësinë karshi klubit. Le të përpiqemi t’ua transmetojmë këtë edhe lojtarëve. Nëse lojtarët e kuptojnë, do të japin diçka më shumë për mua”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat