Të shtunën nga ora 16:00 do të luhen ndeshjet e javës së katërt në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Edhe pse në këtë javë nuk ka derbi, sërish pritet të jetë interesant në të gjitha ndeshjet e së shtunës ku 6 skuadra shqiptare përballen me ato maqedonase.
Kështu në ndeshjen në Gostivar ku luajnë Besa e Rabotniçki, gjyqtar kryesor do të jetë Aleksandar Grujoski nga Kërçova.
Ndërsa në Arenën e Shkupit, ku luajnë Vardari dhe Voska, gjyqtar kryesor do të jetë Stojance Trpçevski nga Kavadari.
Java e 4-të
E shtunë (16.00)
Kavadar: Tikveshi – Gostivari (Marjan Mladenovski – Shkup)
Shkup: Vardari – Voska (Stojançe Trpçevski – Kavadar)
Kratovë: Sileksi – Shkupi (Jovan Kaçevski – Strugë)
Tetovë: Shkendija – Pelisteri (Dimitar Pileshkov – Shtip)
Strugë: Struga TL – Brera (Krumislav Gjorgjiev – Shtip)
Gostivar: Besa – Rabotniçki (Aleksandar Grujoski – Kërçovë)