Sampdoria e shkarkon Pirlon

Futboll

Sampdoria e shkarkon Pirlon

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 17:23
Andrea Pirlo

Sampdoria ka konfirmuar se Andrea Pirlo është shkarkuar nga detyra si trajner kryesor pas 14 muajve në drejtimin e ekipit në Serie B.

Ish-legjenda e futbollit italian largohet nga klubi pas një fillimi të vështirë të sezonit 2024-25, ku ka grumbulluar vetëm një pikë nga tre ndeshjet e para, duke e lënë Sampdorian në vendin e parafundit në kategorinë e dytë.

Sampdoria barazoi me Frosinonen, ekip që sapo është rënë nga kategoria, në ditën e parë të sezonit, por më pas pësoi humbje 1-0 dhe 3-2 përballë Reggianës dhe Salernitanës përkatësisht.

Sampdoria gjithashtu nuk arriti të siguronte ngritjen në Serie A sezonin e kaluar, duke përfunduar kampionatin në vendin e shtatë me 55 pikë, 18 pikë larg Comos që siguroi ngritjen automatike.

Sampdoria ka konfirmuar se stafi teknik i Pirlos është larguar gjithashtu nga klubi, përfshirë Roberto Baronion, Mauro Bertonin, Nicola Pavarinin dhe Raffaele Clementen.

“Trajneri dhe stafi i tij falenderohen për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në klub,” shkroi Sampdoria në një deklaratë zyrtare.

Pirlo u bashkua me Sampdorian në qershor të vitit 2023. Ky ishte ekipi i tretë që ai drejtonte në karrierën e tij si trajner, pas eksperiencave me Juventusin dhe Fatih Karagümrük në Superligën turke.

Raportet e para sugjerojnë se Andrea Sottil është favorit për të zëvendësuar Pirlon në Sampdoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat